Gazetari i CNN për kryeministrin e ri të Australisë: Ai është arbëresh si unë

Andrew Kaczynski, një gazetar amerikan dhe një reporter politik për CNN, ka ardhur me një deklaratë interesante rreth kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese.

Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Laburiste, Anthony Albanese, i cili do të jetë kryeministri i ri i Australisë, i cili përveç kësaj, “ka ra në sy” për mbiemrin dhe historinë e tij interesante, përkatësisht të prindërve të tij.

Kështu, kanë filluar supozimet e shumta rreth prejardhjes së tij, disa duke e ndërlidhur edhe me një prejardhje nga arbëreshët e Italisë.

Dhe së fundmi ka qenë gazetari i CNN, Andrew Kaczynski, ai që i “ka vënë vulën kësaj çështjeje”.