Gashi takon kryetaren e Bundestagut Gjerman Bärbel Bas

Shkup, 18 tetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Bärbel Bas, Kryetaren e Bundestagut Gjerman.

“Theksova angazhimin tonë për integrimin në BE, veçanërisht për zgjidhjen e pengesave si ndryshimet kushtetuese dhe kërkesave të Bullgarisë. Znj. Bas e përshëndeti përkushtimin tonë dhe shprehu mbështetjen e palëkundur të Bundestagut për procesin e integrimit, duke e quajtur vendosmërinë tonë shpresëdhënëse, ndërsa bashkëpunimin në NATO, pjekuri dhe përcaktim i qartë për BE. U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit, përfshirë intensifikimin e takimeve të grupeve parlamentare të miqësisë dhe projekteve si Programi për Mbështetje Parlamentare”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.