Ganiu takon përfaqësueset e “Federatës së Atletikës”, do të ndërtohet segment për kërcim në largësi në Çair

Shkup, 15 mars – Me qëllim të promovimit të Atletikës si sport bazë, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot ka realizuar takim me përfaqësueset e “Federatës së Atletikës”, Aleksandra Vojneska-Zikova, kryetare, dhe Ana Krstevska, anëtare e Bordit drejtues, informon Zhurnal.

Kryetari Ganiu ka shprehur interesim dhe kanë arritur akord për ndërtimin e një segmenti për kërcim në largësi në një nga shkollat e komunës së Çairit, me çka do të ishte rritur pjesmarja e të rinjve në sportin e atletikës.

Ganiu ka marë premtimin se Federata do të ndihmojë në të ardhmen në drejtim të organizimit teknik të garave.

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/508092427337331