Ganiu takon Baftiun, diskutohet mundësia për hapjen e një sporteli për punë sociale në Çair

Shkup, 8 mars – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka realizuar takim me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale për qytetin e Shkupit, Liridon Baftiu, me të cilin kanë biseduar lidhur me format e bashkëpunimit.

Kështu, palët kanë diskutuar mundësinë për hapjen e një sporteli të Qendrës për Punë Sociale në Çair, e cila do të shërbente për dorëzimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me shërbimet e punëve sociale.

Me një hap të tillë, siç shprehet Ganiu, do të lehtësoheshin obligimet e qytetarëve, pranues të ndihmave sociale./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/503900134423227