Ganiu priti myftiun e Myftinisë së Shkupit, Qenan Ismaili

Shkup, 23 shkurt – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka pritur sot në një takim myftiun e Myftinisë së Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismailin dhe bashkëpunëtorin e tij, Jetmir Jakupi.

“Bashkëpunimi mes Komunës së Çairit dhe Myftinisë së Shkupit ishte në fokusin e takimit të sotëm, ndërkohë që u zotuam se do të kemi një koordinim edhe më të fuqishëm midis dy institucioneve tona në realizimin e aktiviteteve që do të ishin në shërbim të qytetarëve tanë. Myftiu njëkohësisht më uroi edhe për marrjen e mandatit të dytë si kryetar i Komunës së Çairit”, ka deklaruar kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.