Ganiu: Një falënderim për heronjtë e kohës -zjarrfikësit tanë

Shkup, 14 gusht – Kryetari i Komunës së Çairit përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar NESIM ALIUN , zjarrfikësin profesional pranë Brigadës për mbrojtje nga zjarret në kuadër të Qytetit të Shkupit.

Një hero i vërtetë në mesin e shumë heronjve të tjerë të cilët këto ditë po luftojnë me të gjitha forcat kundër zjarreve që kanë kapluar vendin- thotë Ganiu.

“Sot dua të shprehë një falënderim të veçantë për njërin nga miqtë tanë, NESIM ALIU , zjarrfikës profesional pranë Brigadës për mbrojtje nga zjarret në kuadër të Qytetit të Shkupit.

Një hero i vërtetë në mesin e shumë heronjve të tjerë të cilët këto ditë po luftojnë me të gjitha forcat kundër zjarreve që kanë kapluar vendin.

Nesimi ditë më parë e privoi veten nga të gëzuarit e plotë dhe të qëndruarit pranë familjes pikërisht në ditën kur i lindi fëmijë, kështu duke i dhënë përparësi punës, shpëtimit të më shumë jetëve dhe pronave në rajonin e Dellçevës dhe Pehçevës.

Djemtë si Nesimi janë heronjtë e kohës, andaj mos ndizni zjarre edhe ata kanë nevojë të jenë pranë familjeve të tyre!”, shkruan Ganiu