Ganiu mirëpriti organizatorët e turneut tradicional memorial në futboll

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, sot ishte nikoqir i organizatorëve të Turneut tradicional memorial 2021 “Teli, Arbeni, Ademi, Abazi, Pajtimi, Ndriçimi, Hajredini”.
Ganiu i përgëzoi për turneun që realizohet tanimë 16 vite me radhë.
Ai u ndau mirënjohje si shenjë falenderimi dhe i inkurajoi për punë që e bëjnë për organizimin e turneut.