Ganiu mirëpret në takim ambasadorin e ri të Turqisë Fatih Ulusoy
Shkup, 1 tetor – Kryetari i Komunës së Cairit, z. Visar Ganiu ka mirëpritur sot ambasadorin e ri të Turqisë z.Fatih Ulusoy.
“Sot pata nderin të mirëpres ambasadorin e ri të Turqisë në Maqedoninë e Veriut, z. Fatih Ulusoy, në komunën tonë. Ishte një vizitë e veçantë, dhe unë personalisht e vlerësoj shumë angazhimin e tij për të forcuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe komunitetit tonë.
Gjatë takimit, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë, veçanërisht në fusha të tilla si arsimi, kultura dhe zhvillimi ekonomik.
Unë shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia ka ofruar ndër vite për Komunën e Çairit, dhe konfirmova përkushtimin tim për të thelluar këtë partneritet në të ardhmen.
Kjo vizitë më dha mundësinë të ndaj vizionin tonë për projekte të përbashkëta dhe të diskutoj mundësitë e reja për zhvillim dhe rritje për të mirën e qytetarëve tanë.
Jemi të hapur për bashkëpunim dhe besoj fuqimisht se ky takim do të jetë fillimi i një partneriteti edhe më të fuqishëm midis komunës sonë dhe Turqisë.
Në këtë takim morën pjesë gjithashtu këshilltari për kulturë dhe promovim, z. Mahir Enes Özdemir, dhe koordinatorja e programit TIKA, znj. Fevziye Şeyma Babayiğit”, bënë të ditur Ganiu