Galatasaray, e interesuar për të nënshkruar me Muriqin

Garës për të nënshkruar me Vedat Muriqin iu është bashkuar edhe Galatasaray

Falë paraqitjeve të mira me Mallorcan, lojtari ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave, e njëra ndër to është pikërisht ish-kampioni turk.

Lojtari aktualisht është lojtar i Lazios skuadër e cila e lëshoi në huazim në Spanjë.

Me shumë gjasë kryeqytetasit nuk do të binden për të vazhduar bashkëpunimin me lojtarin.

Mbetet të shihet se cila nga skuadrat do të jetë fituese e garës për shtatlartin kosovar.