Fushatë “Të mbrohemi nga Dielli, ta parandalojmë kancerin në lëkurë

Shkup, 15 maj – Kanceri në lëkurë në vend është me incidencë në rritje. Pacienti më i ri me kancer në lëkurë – melanomë në Klinikën për Dermatologji ka qenë 11 vjeç, ndërsa gjithnjë e më shumë janë diagnostikuar edhe tek popullata më e re. Mbrohuni nga dielli, mos i injoroni ndryshimet në lëkurë. Për fat të keq karcinomi në lëkurë nuk dhemb, ndërsa rezultatet më të mira gjatë shërimit të tij arrihen gjatë fazës së hershme të detektimit.

Ky është mesazhi nga Shoqata e Dermatovenerologëve të Maqedonisë, e cila sot në parkun e qytetit në Shkup, së bashku me Klinikën për Dermatovenerologji dhe Shëndet Privat, organizuan ekzaminime dermatologjike falas nën moton “Mbrohuni nga dielli, parandaloni kancerin e lëkurës!”. Me këtë Shoqata iu bashkua aktiviteteve të Akademisë Evropiane të Dermatovenerologëve dhe Dermatovenerologëve nga BE-ja për parandalimin e kancerit të lëkurës.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski theksoi se fushata paraqet pjesë të fushatës evropiane “Euromelanoma”, qëllimi i së cilës është ta ngrisë vetëdijen tek popullata për zbulimin e hershëm të të gjitha llojeve të kancerit në lëkurë, të gjendjeve shumë kanceroze dhe veçanërisht të melanomës malinje që është një nga tumoret më malinj.

“Fatkeqësisht ky tumor është ndër më të pranishmit tek gjenerata e re. Statistikat tregojnë se një në pesë pacientë për fat të keq e zbulojnë në një fazë të mëvonshme. Me ndryshimet klimatike globale dhe shtimin e rrezeve UV të cilat janë një nga faktorët kryesorë të rrezikut për shfaqjen e këtij kanceri, por edhe parakancerogjenëve tjerë”, tha Rendevski, i cili në emër të Ministrisë e përshëndeti këtë tubim.

Kryetari i Shoqatës së Dermatovenerologëve të Maqedonisë, prof. Dr. Andrej Petrov theksoi se me këtë fushatë, e cila është pjesë e një fushate të përbashkët evropiane, së bashku me kryetarët e shoqatave dermatologjike nga Evropa, po alarmojnë për praninë në rritje të kancerit të lëkurës, si melanoma si tumori më i rrezikshëm si edhe lloje të tjera.

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Dermatologji – Shkup, prof. Dr. Suzana Nikollovska, theksoi se tek ne dhe në Evropë është më e shpeshtë karcinoma bazolqelizore dhe skuamoqelizore, për faktin se në të kaluarën i kushtohej më pak kujdes mbrojtjes nga dielli dhe jo vetëm kur shkonin në pushime, në aktivitetet e përditshme profesionale si bujqësia, por edhe hobi si sportet në natyrë apo puna në kopsht.

Ajo informoi se pacienti më i ri në Klinikë ka qenë 11 vjeç, që do të thotë se fëmijët nuk janë të kursyer nga melanoma dhe shohin gjithnjë e më shumë të rinj që marrin rreze dielli pa mbrojtje dhe popullata normalisht më e rritur 50+. Kanë ardhur shumë pacientë, thotë Nikollovska, në një fazë të vonë. Në Australi, 90 për qind e të gjitha melanomave zbulohen herët dhe këta njerëz kanë një jetëgjatësi normale. Në Evropë kjo përqindje është 80. Problemi ynë është te frika e njerëzve se nishanet nuk preken ose shkojnë në alternativa të tjera trajtimi.

“Përdorimi i solariumeve në vendet e tjera është i ndaluar për personat nën 18 vjeç”, tha Nikollovska dhe paralajmëroi se një opsion i tillë së shpejti do të shqyrtohet edhe në vendin tonë.

Kanceri i lëkurës është ndër kanceret më të shpeshta dhe më të rënda në Bashkimin Evropian. Në vitin 2020, mbi 106.000 qytetarë të BE-së u diagnostikuan me melanoma, gjë që e bën atë llojin e gjashtë më të zakonshëm të kancerit dhe një nga njëzet shkaqet më të zakonshme të vdekjes nga kanceri, sipas një deklarate të përbashkët nga Akademia Evropiane e Dermatovenerologëve të nënshkruar nga presidentët e shoqatat dermatologjike nga Evropa, përfshirë Shoqatën e Dermatovenerologëve të Maqedonisë.