Fushata e vaksinimit, mjekët: Interesimi i ulët i qytetarëve

Shkup, 3 mars – Mjekët amë kanë filluar t’i informojnë pacientët e tyre me sëmundje shoqëruese, me sms porosi se duhet të marrin dozën e dytë  dhe të tretë të vaksinës. Ata njëherit apelojnë që pacientët me sëmundje shoqëruese të imunizohen në mënyrë obligative, pasiqë përqindja e të vaksinuarve është e ulët, ndërsa përqindja me dozën e tretë është rreth 6 përqind.

 “Ministria e Shëndetësisë nga dita e djeshme theksoi përforcimin  e fushatës së imunizimit kundër Covid 19, sot kemi më shumë persona të interesuar në punktet e vaksinimit, po vijnë një numër më i madh qytetarësh që dje kanë marrë sms porosi nga “Terimini im” për të ardhur sot për të marrë dozën përforcuese gjegjësisht dozën e tretë.”, tha Snezhana Korunoski nga poliklinika ‘Jane Sandanski’. 

Numri i personave të imunizuar në nivel ditor është 16 herë më pak se sa gjatë stinës së verës. “Gjatë stinës së verës numri i pacientëve që vinin për tu vaksinuar ishte 1500 deri në 2000 në ditë. Gjatë këtyre tre javëve numri I personave që vijnë për tu imunizuar është shum i ulët rrëth 50 deri në 100 perosona në ditë.”, tha Korunoski. Sipas të dhënave nga “Termini im” 260 mijë qytetetarë janë me komorbiditete prej tyre 150 mijë nuk e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, ndërsa të tjerët nuk e kanë marrë dozën e tretë.