Fushata e MSH-së për vaksinim: Për dy ditë u vaksinuan mbi 1500 persona

Shkup, 7 mars – Mbi 1.500 persona për dy ditë janë vaksinuar me dozën e parë dhe të tretë në kuadër të fushatës së gjerë për imunizim për mbrojtje të popullatës në rrezik nga forma e rëndë e Kovid-19, kumtoi Ministri e Shëndetësisë.

Përmes SMS mesazheve, siç theksojnë, u bëjnë thirrje personave nga grupi i rrezikut mbi 65 vjeçe, si dhe më të rinj me komorbiditete, të cilët ende nuk janë të mbrojtur me dozën përkatëse të vaksinës që të imunizohen, në terminin dhe pikën saktë të përcaktuar, të caktuar përmes “Termini Im”.

Nga Ministria apelojnë që qytetarët t’i respektojnë terminet e caktuara dhe të imunizohen, për shkak të mbrojtjes së shëndetit të tyre.

“Të gjitha vaksinat të cilat shfrytëzohen për momentin janë të sigurta dhe mbrojnë nga format e rënda të Kovid–19. Fushata realizohet në bashkëpunim me shtëpitë e shëndetit, mjekët amë dhe Drejtorinë për shëndetësi elektronike, të cilët japin mbështetje maksimale në këtë proces. Më shumë informacione për gjendje mjekësore lidhur me rrezik më të lartë për formë të rëndë të Kovd-19 ka në linkun: http://zdravstvo.gov.mk/shto-treba-da-znaete/”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.