Fuqia ushtarake/ Maqedonia në vendin e 135 nga gjithsej 142 shtete

Shkup, 8 gusht – Sipas raportit vjetor të “Global Firepower” ku vlerësohet fuqia ushtarake e çdo shteti, të parat në listë janë SHBA-të, me çka vijojnë Rusia, Kina dhe India. Në top 10 janë edhe Japonia, Korea e Jugut, Franca, Britania e Madhe, Pakistani dhe Brazili, informon Zhurnal.

Raporti vjetor vlerëson kapacitetet ushtarake të shteteve, dhe atë nga lloj llojshmëria e armëve dhe trupave njerëzor, deri te lokacioni gjeografik dhe fuqia finanisare, me qëllim të vërtetohet cilat nacionalitete dominojnë në botë sipas fuqisë ushtarake. Në analizë vlerësohen më tepër se 50 faktorë.

Në rajon, fuqinë më të madhe ushtarake e ka Serbia, e ranguar në vendin e 61të në korniza botërore. Më pas vjen Kroacia në vendin e 62të, Mali i Zi është në vendin e 132, Shqipëria në vendin e 115, Maqedonia në vendin e 135 ndërsa Kosova në vendin e 140të nga gjithsej 142 shteteve të mara parasysh në listë. Të fundit në listë janë Islanda dhe Butani./Zhurnal.mk