Forumi i dytë i Prespës për dialog planifikohet për në qershor
Shkup, 22 shkurt – Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe e pranoi Raportin për konferencën e parë ndërkombëtare në suaza të projektit Forumi i Prespës për dialog, dhe e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme t’i zbatojë të gjitha aktivitetet për organizim të konferencës së dytë ndërkombëtare Forumi i Prespës për dialog gjatë vitit 2022.
Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, Forumi i dytë i Prespës për dialog kryesisht planifikohet të mbahet, në formë të konferencës ndërkombëtare, në Ohër në qershor të vitit 2022 me pjesëmarrje të përfaqësuesve më të lartë politik në vend, të kryetarëve të shteteve ose qeverive, politikanë dhe diplomatë nga rangu i lartë nga shtetet e rajonit dhe nga shtetet tjera evropiane dhe joevropiane, si dhe përfaqësues të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare – KB, BE, NATO, Këshilli i Evropës, OSBE, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, CEI etj.
Në panele është parashikuar edhe prania e personaliteteve të shquara nga bashkësia akademike, e biznesit dhe mediatike, sektori qytetar dhe organizata rinore.
Në seancën e sotme, siç potencohet, është shqyrtuar dhe miratuar teksti i harmonizuar i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë të Republikës së Serbisë për themelimin e Qendrave Informative-Kulturore në Shkup dhe në Beograd të cilën duhet ta nënshkruajë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.