Forumi ekonomik në Davos, Stoltenberg: NATO do t’i mbrojë aleatët

Davos, 24 Maj – Situata e re e sigurisë në Evropë pas pushtimit rus në Ukrianë, kriza energjetike, goditjet gjeo -ekonomike si dhe ndryshimet klimatike  janë ndër temat kryesore në forumin ekononomik që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Në këtë kurs të ri politik, pajtimi i aleatëve të aelancës  veri-atpantike për zgjerimin e saj ka qenë sukses i madh, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke siguruar se në bashkëpunim me  BE-në dhe organizatat partnere, do të gjejnë zgjidhje për shteqësimet e sigursë së aleatëve.

“Lufta e presidentit rus Putin në Ukrianë, e ka dëmtuar paqen në Evropë.  Është me të vërtetë ndryshim i lojës. Jo vetëm  për sigurinë evropiane por edhe  rendin botëror. NATO ka dy detyra fundamentale ndaj agresionit rus: t’i sigurojë  mbështetje Ukrainës dhe të parandalojë  përshkallëzimin e luftës” – tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltengerb.

Von Der Lejen për krizën me derivate: Do të shkëputemi nga varshmëria ruse

Lufta ruse në Ukrainë ka dëmtuar seriozisht edhe  furnizimin me derivatet e naftës, por megjithatë BE ka vendosur  për shkëputje të varshmërisë nga Kremlini për këto lëndë, potencoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen.

“Shumë kompani dhe shtete përveç se me pandeminë po ballafaqohen edhe me  sigurimin e naftës dhe derivateve, si pasojë direkte e luftës  së Putinit në Ukrainë.  Kjo bën që edhe më tej të rritet vendosmëria e Evropës  që sa më shpejt të çlirohemi nga varshëmria ruse” – deklaroi Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen.

Pendarovski: BE dhe NATO në test për ruajten e sigurisë

Në kuadër të takimit vjetor në Forumin Ekonomik Botëror, morri pjesë edhe shefi i shtetit, Stevo Pendarovski. Duke folur për sigurinë evropiane, ai apeloi  tek NATO dhe BE që të hapin dyert për Ukrainë, n në mënyrë që ta mposhtin fitoren ruse si dhe të ruajnë sigurinë dhe prespektivën e së ardhmes.

“E njoh mirë dëshirën e popullit ukrainas për t’u anëtarsuar në NATO si dhe aplikimin për në BE, sepse këto janë dy korridore për ta ruajtur një prespektivë  të sigurt në të ardhmen. Ne kemi pritur 21 vjet për tu bërë anëtare e NATO-s, dhe akoma presim 17 vite me statusin e vendit  kandidat për në BE. Duhet ta ndihmojmë Ukrainën. Dyert e të dyja organizatave, NATO – s dhe BE-së  duhet të jenë të hapura për këta njerëz. Ata luftojnë për vlera demokratike, për të gjithë ne. Nëse Putini në njëfarë mënyre do të ketë sukses ta fiton këtë luftë, atëherë nuk do të jetë vetëm Ukraina” – u shpreh Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.

Forumi  i Davosit ka mbledhur gjithsej 2.500 liderë nga politika, biznesi, shoqëria civile dhe mediat  për të analizuar  sfidat globale të vitit 2022.