Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të hënën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.31 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.14 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 89.33 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99.33 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 117.80 lekë ose 0.05 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 105.70 lekë ose 0.04 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 89.33 -0.31
Euro EUR 99.33 -0.14
Poundi Britanik GBP 117.80 -0.05
Franga Zvicerane CHF 105.70 -0.04
Jeni Japonez (100) JPY 63.74 -0.08
Dollari Australian AUD 60.18 -0.09
Dollari Kanadez CAD 65.79 -0.28
Korona Suedeze SEK 8.77 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.43 +0.03
Korona Daneze DKK 13.31 -0.02
SDR SDR 120.53 +0.03
Ari(OZ 1) XAU 231047.58 +533.75
Argjend(OZ 1) XAG 2766.68 +67.62
Juani Kinez (onshore) CNY 12.59 -0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 12.59 -0.05
Lira Turke TRY 2.64 0.00