Forcat ruse rrëmbejnë një zyrtar lokal në Kherson

Trupat ruse kanë rrëmbyer një zyrtar lokal që ishte nisur drejt konvojit humanitar në jug të rajonit Kherson, ka njoftuar zëvendëskryeministrja ukrainase.

Iryna Vershchuk pretendon se trupat e Kremlinit ofruan lirimin e zyrtarit lokal ukrainas në këmbim me të burgosurit rusë të luftës – por sipas saj një gjë e tillë ishte e papranueshme.

Ajo gjithashtu theksoi se përpjekjet për të hapur tre korridore humanitare në rajonin e Khersonit ka dështuar mbrëmë, pasi forcat ruse nuk e respektuan armëpushimin.

Kherson ishte një prej qyteteve më të mëdha që ra në fillim në duart e rusëve, por javët e fundit ukrainasit pretendojnë se kanë rikthyer kontrollin mbi këtë qytet.