Forcat iraniane arrestojnë një italiane, 30 vjeçarja: Më ndihmoni të dal që këtu

Një 30-vjeçare, Alessia Piperno, është arrestuar në Iran dhe po mbahet në një burg të Teheranit. Lajmi është bërë i ditur nga prindërit e saj, të cilët kanë raportuar se kanë marrë një telefonatë nga vajza e tyre që kishte shpërthyer në lot, shkruajnë mediat italiane.

“Ju lutem më ndihmoni, kam frikë se nuk do të dal më”, mësohet të jetë ketë thënë 30 vjeçarja.

Rasti në fjalë po ndiqet dhe nga ambasada italiane në Teheran, por për momentin nuk ka qënë e të identifikohej burgu ku ndodhet shtetasja italiane.

Familja e të resë ka nisur një apel në rrjetet sociale. Alessia, shkruajnë prindërit e saj, “udhëton nëpër botë për të mësuar mbi zakonet dhe traditat e popujve. Ajo gjithmonë ka respektuar traditat dhe, në disa raste, detyrimet e çdo vendi që ka vizituar”.

Babai dhe nëna nuk kishin dëgjuar asnjë lajm për vajzën që nga 28 shtatori, ditëlindja e saj.

“Ishte ajo që duke qarë na paralajmëroi se ishte në një bur