FNA: Të demonipolizohet arsimi i lartë, rektorët t’u shërbejnë studentëve, e jo aktorëve politik

Shkup, 24 mars – Krijim të këshillit të pavarur i cili do ta matë suksesin e universiteteve shtetërore kërkuan sot në konferencë për shtyp nga Forumi për ndryshime arsimore (FNA). Qëllimi është që të demonstrohet arsimi i lartë përmes parandalimit të përzgjedhjes së rektorëve të cilët, siç thonë, u treguan si të paaftë për kryerje cilësore të funksionit të tij.

Gjithashtu, siç theksoi Blendi Hodai nga Forumi për ndryshime arsimore, kërkojnë që politika t’i mbajë duart larg procesit zgjedhor për rektorin e universiteteve shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Në vend të kësaj, liderët e institucioneve arsimore t’u shërbejnë studentëve, e jo aktorëve politik.

“Nevojitet të pengohet praktika e përzgjedhjes së rektorit nga grup i caktuar i cili është i mbyllur në ndonjë hapësirë të kapuseve universitare. Kandidatët për rektorin duhet ta prezantojnë ndryshimin dhe strategjinë e tij për zhvillimin e Universitetit para studentëve dhe profesorëve”, shtoi Hodai.

Kjo deklaratë me kërkesat e theksuara është nënshkruar nga disa organizata joqeveritare, siç është Forumi për ndryshime arsimore, Këshilli rinor kombëtar të Maqedonisë, Qendra për edukim dhe zhvillim, organizata për digjitalizim të arsimit, Qendra për mundësi të barabarta “Mollëkuqja”, Shoqata për integrim multikulturor “Inkluzia” dhe nga Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm “Skera Internashënal”.

Sipas Hodait, universitetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë transparente dhe cilësore.

Sqaroi se si përfaqësues të sektorit civil, konsiderojnë se arsimi është shtyllë e një shoqërie dhe si e tillë duhet ta ketë tërë vëmendjen dhe faktorët tjerë dhe aktorët në shoqëri.

“Një prej këtyre universiteteve është Universiteti në Tetovë, ku në pozitën e rektorit njeriu i njëjtë është pothuajse dhjetë vjet, i universitetit ‘Shën Cirili dhe Metodi’ në Shkup, ku në pozitën e njëjtë ulet personi i njëjtë më shumë se gjashtë vjet, por edhe universitetet në Shtip dhe Manastir, ku në këtë pozitë është njeriu i njëjtë më shumë pesë ose gjashtë vjet”, shtoi Hodai.