FMN: Politika monetare e BP-së është adekuate, ndërsa rezervat devizore mundësojnë kurs devizor stabil
Shkup, 16 shkurt – Banka Popullore (BP) udhëheq politikë të lehtësuar monetare, sepse inflacioni është para së gjithash fenomen global. Në përputhje me trendet globale, inflacioni më i lartë do të qëndrojë një kohë të gjatë në raport me pritjet paraprake, duke u ulur gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022, konstatoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raport me misionin e rregullt në vend.
Nga FMN rekomandojnë në periudhën e ardhshme, Banka Popullore syhapur t’i ndjekë lëvizjet dhe rreziqet potenciale, dhe të jetë e gatshme për reagim nëse është e nevojshme.
Sipas FMN-së, kursi fiks nga valuta vendore me dekada është spirancë e stabilitetit të ekonomisë vendore, ndërsa rezervat devizore mbahen në nivelin adekuat dhe mundësojnë hapësirë të mjaftueshme për ruajtjen e stabilitetit të kursit të denarit.
“Përgjigje me kohë dhe e fuqishme e Bankës Popullore e lehtësoi goditjen të cilën pandemia ia dha ekonomisë, ndërsa edhe më tutje ndihmoi në rimëkëmbjen ekonomike”, vlerëson FMN në raport.
Thekson se fleksibiliteti rregullator gjatë pandemisë ishte shfrytëzuar dukshëm dhe iu ndihmoi edhe shfrytëzuesve të kredive, për tejkalimin e sfidave me likuiditetin, ashtu edhe i bankave.
“Markat e Bankës Popullore kontribuuan për ruajtjen e stabilitetit financiar. Reformat vijuese për përforcimin e kornizën makroprudenciale dhe për rrjetin mbrojtës financiar janë kyçe. Sistemi bankar është kapitalizuar mirë. Shkalla adekuate e kapitalit në shtator 2021 tejkaloi 17 për qind, e mbështetur nga kapitalizimi solid para pandemisë dhe masës së Bankës Popullore për kufizim të përkohshëm për pagesë të dividentave nga ana e bankave”, thuhet në raportin e FMN-së.
Stres-testet e Bankës Popullore, shtohet, tregojnë se niveli i kapitalit të sistemit bankar do të jenë mbi kërkesat minimale edhe në skenarin rrezik.
“Banka Popullore është institucion me transparencë dhe llogaridhënie të lartë. Që të sigurohen vendime me kohë dhe të ruhet autonomia operative si mbikëqyrje, në interes më të lartë është të ruhet pavarësia e bankës qendrore”, theksojnë nga FMN.
Në përputhje me rekomandimet e Programit për vlerësim të sektorit financiar të FMN dhe Bankës Botërore nga viti 2018, Fondi në raport thekson se Banka Popullore duhet të largohet nga Ligji për Nëpunës Administratorë.

