Fluturim i parë Sofje-Shkup, takim i turoperatorëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria
Shkup, 11 shkurt – Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup sot në orën 09:40 duhet të aterrojë aeroporti nga Shkupi i kompanisë ajrore “Guliver” me çka do të realizohet fluturimi i parë në këtë relacion.
Me aeroportin në Shkup do të arrijnë delegacioni nga vendi dhe ai i Bullgarisë të udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe kolegu i tij bullgar Nikollaj Sabev, si dhe turoperatorë nga dy shtetet.
Aktivitetet do të vazhdojnë me takim në Klubin e deputetëve në të cilin duhet të shqyrtohen mundësitë dhe të definohen detajet rreth qarkullimit të ardhshëm të kompanisë ajrore, e cila, sipas paralajmërimeve duhet të jetë i rregullt nga muaji i ardhshëm. Njëhehrit duhet të konfirmohen edhe pakot turistike të cilat do të ndihmojnë që të rritet numri i vizitave të ndërsjella të turistëve nga dy shtetet. Për rezultatin nga takimi janë paralajmëruar deklarata për media në Klubin e deputetëve në ora 13:30 minuta.
Boçvarski është në Sofje prej dje ku u mblodh grupi ndër dikasterial i punës për bashkëpunim në fushën e infrastrukturës, transportit dhe lidhjes, një nga gjashtë grupet e punës të formuara midis dy shteteve muajin e kaluar.
Siç kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në kuadër të grupit të punës për infrastrukturë dhe transport rrugor të kryesuar nga ministri Boçvarski, dy palët u pajtuan në rritjen e kuotës së lejeve në 1.500 leje vendore për transport të mallrave për dhe nga vendet e treta. Gjithashtu, Komisioni ka bërë avancim të konsiderueshëm në negociatat për liberalizim të plotë të transportit të mallrave.
Lidhja me aeroplan midis dy kryeqyteteve të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë është hapi i parë konkret i bashkëpunimit që e paralajmëruan pas takimit të parë kryeministrat Dimitar Kovaçevksi dhe Kiril Petkov që u mbajt më 18 janar të këtij viti në Shkup. Një javë më vonë, më 25 janar, dy qeveritë në Sofje mbajtën seancë të përbashkët dhe nënshkruan dy dokumente për përforcimin e lidhjes infrastrukturore të dy vendeve, për lidhje direkte ajroe Shkup-Sofje dhe për Korridorin hekurudhor 8.

