FLUENT: Organizimet e blerjes së dhuratave për 7 dhe 8 Mars të besdishme

Qendra e arsimit joformal në Tetovë “Fluent” ka ngritur ndërmarrë një nismë që për festat e 7 dhe 8 marsit, një ide e cila duhet të përkrahet nga të gjitha institucionet arsimore. Mos blen lule dhe dhuratat për mësuesit, por blen nga një libër ose një lekture. Blerja e dhuratave për mësuesit krijon edhe pabarazi në mes nxënësve dhe prindërve të tyre. Në këtë rast vetë mësimdhënësit duhet të jenë ata që të refuzojnë dhurata dhe të orientojnë nxënësit drejt blerjes së librave sidomos në këtë festë. Në anën tjetër shumë mësues kanë shitur “ Çallam” e duke i postuar në rrjetet sociale dhurata e pranuara. Në këtë kohë krize ekonomike, sociale, shëndetësore është i mirëseardhur një aksion i këtij lloji nga “Fluent” thonë prindërit të cilët po ndjehen të ngushtuar dhe në siklet karshi fëmijëve të tyre që kërkojnë mjete për dhurata të shtrenjta. Në anën tjetër mësuesit tejkalojnë normat etike kur shpërfaqin dhurata e nxënësve në “story” e tyre në rrjetet sociale. Menaxhmenti i “FLUENT” do të kujdeset që në mënyrë të veçantë në emrin tuaj dhe në emër të institucionit tonë të gjithë stafit t’i dhuron diçka simbolike me rastin e festave!

Rekomandimi ynë është që mjetet e tilla eventualisht të planifikuara t’i përdorni për blerje të librave për lexim (lektyra) për fëmijët, pikërisht në kohën që gjithnjë e më shumë leximi lihet anash e përdorimi i mjeteve digjitale gjithnjë e më shumë vjen në shprehje!

Ju falënderojmë paraprakisht që respektoni vendimin tonë me shpresë që asnjëri nga prindërit, respektivisht fëmijët nuk do të zbatojë të kundërtën!

POSHTËSHËNIM. Apelojmë edhe të bartësit e institucioneve në arsimin e rregullt formal, madje kërkojmë edhe nga vetë mësimdhënësit/et që të distancohen nga një praktikë e tillë që merr përmasa madje edhe indinjuese!

Me respekt e shumë dashamirësi,
Qendra “FLUENT”