Flaka Krelani merr vëmendjen me paraqitjen provokuese rrugëve të New Yorkut

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka vite që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E teksa ndodhet larg Kosovës, ajo po e shfrytëzon mundësinë që të jetë pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale.

Flaka publikon vazhdimisht fotografi dhe video për ndjekësit e saj, në shumicën e të cilave nuk heziton që të shfaqë linjat e trupit.

Foto: Flaka Krelani/InstaStory

Në videon e fundit të publikuar në InstaStory, këngëtarja e hitit “S’je për mu” mund të shihet teksa vë në pah gjoksin dhe kraharorin e saj të tonifikuar, e veshur me një palë bikini.

Kjo paraqitje vjen vetëm pak ditë pasi Krelani publikoi disa imazhe të tjera mjaft provokuese në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

E njëjta pozoi e veshur me një fustan transparent rrugëve të New Yorkut, duke theksuar linjat e saj të trupit.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Imazhet në fjalë nuk kanë lënë pa marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/

Foto: Flaka Krelani/Instagram
Foto: Flaka Krelani/Instagram
Foto: Flaka Krelani/Instagram
Foto: Flaka Krelani/Instagram
Foto: Flaka Krelani/Instagram