Fjalosje përballë sallës Universale! Kryetarja e Shkupit përballet me arkitektët

-Zonjë ju po flisni pa argumente.

-Më falni ju paskeni ardhur që të grindeni.

-Jo, jo nuk është e vërtetë.

-Nëse ju insistoni se diçka është e sigurt, ejani dhe nënshkruani deklaratë.

-Nuk po them, por profesionalizëm në kuadrot tona që duhet t’i respektoni, kur të thoni se diçka është e pasigurt duhet të tregoni kush ka nënshkruar.

-Kjo është në procesverbal.

-Objekti nuk ka përfunduar.

Kjo fjalosje u bë përballëtë sallës Universale në Shkup. Kryetarja e Qytetit, Danella Arsovska u përplas me Kryetaren e Kuvendit të Asociacionit të Arkitektëve, si dhe me arkitektin që dhuroi projektin për rinovimin e sallës.

Arsovska insiston se projekti aktual është i rrezikshëm dhe këtë e ka ditur edhe paraardhësi i saj, Petre Shilegov, por megjithatë nuk e ka ndërprerë punën për shkak të zgjedhjeve lokale.

 “Ishte projekt që e ka nisur paraardhësi im, anëtar i tyre, i cili në mandatin e tij e ka detektuar se i ka këto parregullsi dhe e ka ndalur përkohësisht, i ka ndërprerë aktivitetet të cilat janë dashur të zhvillohen që në këto momente rekonstruktimi të ishte në nivel më të madh, në këtë objekt“, tha Danella Arsovska, kryetare e Shkupit.

Projektuesi, Bujar Muça, deklaron se projekti është i sigurt.

“Përshëndetje unë jam Bujari. Më vjen mirë, edhe mua. Të largohemi pak mos të na bjerë, se është pasigurt”.

“Në bazë të vërejtjeve që i morëm nga raportet përgjatë ndërtimit, punët që janë paraqitur i mblodhëm dhe e ri projektuam atë, ri projektimi është minor krahasuar me konstruksionin kryesor, asgjë speciale nuk ka ndryshuar. Nuk e kishim patjetër ta bënim, por ne e bëmë atë dhe edhe një herë morëm mendim pozitiv nga Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike”, theksoi Bujar Muça, arkitekt.

Foli edhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila apeloj që të vazhdojë ndërtimi i Sallës Universale. Ky objekt është shumë i rëndësishëm për kulturën, për banorët e Shkupit dhe për mbarë vendin dhe është simbol i solidaritetit, përfundoi ajo.

 “Nuk pajtohem se Sallën Universale e kemi lënë në kthetrat e partive. U desh folëses paraprake të ia parashtroni atë pyetje, sepse mua më vijnë memorandume nga Qyteti i Shkupit me kumtesë partiake”, tha Bisera Kostadinovska-Stojçevska, minister e Kulturës.

Askush nuk arriti ta bind Arsovskën se objekti është i sigurt, megjithatë, pas arkitektes, u largua edhe projektuesi. Arsovska tha se objekti do të rinovohet por me një projekt tjetër, që sipas saj, nuk do t’i rrezikojë qytetarët.