Fjalë përfundimtrare të prokurorisë për rastin “Toplik”

Shkup, 16 shkurt – Nga dëshmitë e paraqitura gjatë procedurës në tërësi u konfirmua se veprimet e ish-ministrit për Transport dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe anëtarëve të Komisionit për tender publik është shkaktuar dëm në Buxhetin e shtetit në vlerë prej një milion eurove, si dhe i është paguar interesi kompanisë izraelite “San Siti” për shkak të mos verifikueshmërisë së kontratës nga ankandi publik të kryer për shitjen e truallit për kompleksin “Qyteti i diellit”, deklaroi sot në fjalën e tij përmbyllëse prokurori publik Burim Rrustemi në gjykimin për rastin “Toplik”.

Prokurori Rrustemi kërkoi nga Gjykata që t’i shpallë fajtorë për “keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe u shqiptoi dënim efektiv, duke pasur parasysh shkallën e përgjegjësisë penale dhe pasojat e veprës penale, si dhe faktin se nuk kanë shprehur pendim gjatë procedurës.

Është fakt, theksoi në fjalën e tij përmbyllëse, prokurori Rrustemi, se projekti për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellir” prej 100 milionë eurove është drejtpërdrejt i koordinuar nga Mile Janakieski, si dhe procedura për marrëveshjen dhe tjetërsimin e tokës.

“Fakti që Mile ishte i vendosur të realizohet ankandi publik shihet nga presioni në punën e anëtarëve të Komisionit të parë, të cilët për shkak të mospasjes së të dhënave numerike për parcelat kanë refuzuar ta publikojnë tenderin publik, pas së cilës ai e ka shkarkuar dhe ka formuar Komision të ri, në të cilën janë të anëtarësuar tani më të ​​pandehurit. Ata edhe pse e kanë ditur që Komisioni i mëparshëm kishte vendosur që nuk ka kushte për shpalljen e ankandit publik, për t’ia plotësuar dëshirën e të pandehurit të parë, që ditën e nesërme me datë 04.04.2007 shpallën tenderin publik me të njëjtat mangësi dhe pa të dhëna numerike për parcelat, me çka shitja e tyre ka qenë e pazbatueshme dhe në këtë mënyrë ka shkelur ligjin”, deklaroi Rrustemi.

Absurditeti i mbrojtjes së të gjithë të akuzuarve se nuk kanë qenë përgjegjës për shpalljen, theksoi Rrustemi, është se deklarata e tyre bie ndesh me informacionin që i kanë dorëzuar ministrit Mile Janakieski dhe ata vetë kanë nënshkruar dokumentacionin para shpalljes së tenderit publik.

Prokurori Rrustemi theksoi se nga ekspertiza rezulton se nga gjithsej 616 parcela nga tenderi publik, vetëm 24 kishin të dhëna numerike, kështu që kompania izraelite, e cila ka fituar tenderin publik për katër vite, nuk ka mundur të fillojë ndërtimin, pas së cilës, pas së cilës i ka aktivizuar garancitë prej një milion euro.

Rastin e udhëheq gjyqtari Osman Shabani. Mbrojtësi i Mile Janakieskit, avokati Donço Nakov, në fjalën e tij përmbyllëse theksoi se në sallën e gjyqit për këtë lëndë nuk e ka organin e vetëm kompetent, që mund të prononcohet për dëmin e shkaktuar.

“Për sot askush nuk ka raportuar dëme, as në lartësi dhe në bazë, as ku dhe si lind dëmi. Prokurori nuk mundet, dihet se kush mund të kërkojë dëmshpërblim”, tha Nakov.

Mbrojtja u përqendrua edhe në çështjen e prokurorit të autorizuar, duke theksuar se procedura fillon nga aktakuza e PSP-së nga viti 2017, ndërsa përfundon me një prokurori tjetër PTHP.

Poashtu Nakov ka reaguar se edhe pse rasti ka të bëjë me shitjen e tokës ndërtimore, askund gjatë procedurës nuk është diskutuar për Ligjin për tokën dhe disa norma të shkelura.