FIZHT e shpalli thirrjen më të gjerë këtë vit, për mbështetje të shfrytëzuesve plotësisht të rinj

Shkup, 18 gusht – Ndërmarrjet të cilat duan të zhvillojnë prodhim inovativ, shërbim ose proces, vetëm ose në bashkëpunim me ndonjë firmë tjetër/ose me institucion e cila kryen veprimtari shkencore-hulumtuese, prej sot deri më 15 tetor mund të aplikojnë në thirrjen më të re që e publikoi Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT).
Thirrja me vlerë prej tetë milion euro, është për bashkëfinancim të granteve për komercializim të inovacioneve dhe është destinuar vetëm për kompanitë të cilat nuk janë shfrytëzues rrjedhës të instrumenteve të FIZHT-së.
Aplikimi është onlajn, ndërsa mbështetja maksimale për projektet do të jetë 20 milion denarë.
Siç theksuan zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Fondit, Kosta Petrov në konferencën e përbashkët për shtyp, bëhet fjalë për thirrjen më të madhe publike të FIZHT-së këtë vit sipas vëllimit të buxhetit të sigurisë për bashkëfinancim. Ka edhe një risi, theksuan, tek mekanizmi për kthim të mjeteve – nëse shfrytëzuesi dorëzon dëshmi për investitorin i cili ka investuar së paku 50 për qind të vlerës së mbështetjes financiare të ndarë nga Fondi, shfrytëzuesi do të lirohet nga obligimi për pagesë të rrogave.
Kjo është thirrja e nëntë publike që FIZHT shpall këtë vit, me çka konfirmohet edhe një herë se ky institucion ka ndërtuar reputacionin e tij dhe është pozicionuar si një shtëpi e vërtetë për të mbështetur projekte krijuese dhe novatore të të rinjve, kompanive të reja, startap dhe spin-off, por edhe të gjitha kompanitë e tjera mikro, të vogla dhe të mesme që kanë plane për rritjen dhe zhvillimin e tyre”, potencuan Bytyqi dhe Petrov.
“Me këtë thirrje publike presim që të rrisim edhe më tej portofolin e projekteve, që janë rreth 640, por edhe të kompanive të mbështetura nga Fondi, duke qenë se VETËM kompani që nuk janë përdorues aktual të instrumenteve të FIZHT do të mund të aplikojnë për këtë instrument. Përmes instrumenteve për komercializimin e inovacioneve dhe për përmirësimin e inovacionit në 3 vitet e fundit, u mbështetën gjithsej 198 projekte, pra rreth 30% të numrit të përgjithshëm, dhe për këto projekte përmes buxhetit të FIZHT u ndanë rreth 28 milionë euro për mbështetje, gjegjësisht 66,3% të fondeve të përgjithshme të alokuara të mbështetjes, të cilat në mënyrë kumulative arrijnë në 42 milionë euro. Kjo do të thotë që ne investojmë në inovacionet e kompanive, në idetë e biznesmenëve, në digjitalizimin e proceseve, rritjen e produktivitetit dhe konkurrencës”, potencoi zëvendëskryeministri.
Bytyqi shtoi se mjetet e planifikuara përmes thirrjes publike janë një shans i shkëlqyer për të përshpejtuar dinamikën e realizimit të ideve tuaja, për të përmirësuar prodhimin tuaj, për të rritur gamën e produkteve, për të rritur produktivitetin dhe shitjet, dhe kështu të kontribuoni në krijimin e një mjedisi ekonomik edhe më të mirë dhe më konkurrues në vendin tonë.
Drejtori i Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik, Kosta Petrov, bëri një pasqyrë të detajuar të thirrjes publike, duke prezantuar kushtet për aplikim, aktivitetet për të cilat ofrohet mbështetja, kostot e pranueshme për financim, si dhe mundësitë shtesë që shfrytëzuesit e FIZHT mund t’i përdorin për financimin e projekteve të tyre, procedurën për vlerësimin dhe përzgjedhjen e projekteve dhe detaje të tjera.
“Një pjesë e aktiviteteve që do të miratohen për financim janë hulumtimi dhe zhvillimi, testimi, aktivitetet që lidhen me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, projektimin, zhvillimin e linjave pilot dhe të tjera. Disa nga kostot që do të miratohen për projektet janë rrogat bruto për të punësuarit e aplikuesve dhe anëtarët e konsorciumit që do të angazhohen në projekt, shërbimet e kërkimit dhe zhvillimit të nënkontraktuar, kostot e marketingut, mbështetjen e zyrës dhe biznesit, etj. Fondi do të sigurojë deri në 70% financim nga buxheti i përgjithshëm i projektit, për kompanitë, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është deri në 50 të punësuar dhe të ardhurat vjetore të të cilave në dy vitet e fundit janë më pak se 2 milionë euro, pra deri në 60% financim nga buxheti i përgjithshëm i projektit, për kompanitë, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është nga 50 në 250 të punësuar dhe të ardhurat vjetore të të cilave në dy vitet e fundit janë më shumë se 2 milionë euro dhe më pak se 10 milionë euro. Kohëzgjatja e projekteve mund të jetë deri në 24 muaj” elaboroi Petrov.
Petrov shtoi se përveç mbështetjes financiare, Fondi u ofron kompanive që do të aplikojnë për këtë thirrje publike për financim shtesë përmes partnerëve: Stopanska Banka, Tutunska Banka, Sparkasse Bank, ProCredit Bank, UniBanka dhe Silk Road Bank, e cila u jep kompanive produktet dhe shërbimet e kredisë në dispozicion me norma preferenciale më të ulëta interesi sesa ato të zakonshme.
“Gjithashtu, kompanitë kanë në dispozicion 10.000 dollarë, 25.000 dollarë dhe 100.000 dollarë hua për të përdorur platformën cloud të shërbimeve të Amazon Web Services. FIZHT gjithashtu do të organizojë mbështetje mentorimi për kompanitë që do të aplikojnë për thirrjen, dhe do t’i referohet fazës së përgatitjes, fazës së zhvillimit dhe realizimit të ideve të kompanive”, përfundoi drejtori i Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik , Kosta Petrov.
Në thirrjen publike për grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve, kompanitë mund të aplikojnë deri më 15.10.2021, deri në orën 14.00, ndërsa procesi i aplikimit dhe i gjithë dokumentacioni i projektit janë në dispozicion në: https://fitr.mk/komercijalizacija2021/