Fitorja e Rusinë do të thotë një katastrofë për Evropën, tha kryeministri polak

Fitorja ruse ndaj Ukrainës do të ishte katastrofale jo vetëm për atë vend, por edhe për të gjithë Evropën, deklaroi sot në Kiev kryeministri polak Mateush Moravjecki.

Kryeministri polak, i cili ishte në Kiev me presidentin letonez Egils Levits për bisedime me shefin e shtetit ukrainas Volodimir Zelenskin, tha se Ukraina duhet ta fitojë luftën me Rusinë, sepse fitorja ruse do të nënkuptonte shkatërrim të vlerave evropiane.

“Kjo (fitorja e Rusisë) do të thoshte katastrofë për Evropën dhe do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë kontinentin. Jo vetëm që do të ishte e pamundur të ruheshin vlerat evropiane – ato vlera evropiane për të cilat Ukraina po lufton sot, si liria, pavarësia, vëllazëria dhe e drejta për jetën – por të gjitha ato vlera do të humbasin”, deklaroi Moravjecki pas bisedimeve.

Duke folur për përgjigjen e BE-së ndaj invadimit rus në Ukrainë, Moravjecki tha se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Brukseli kanë efekt dhe do të jenë gjithnjë e më të dhimbshme për ekonominë ruse në të ardhmen, pavarësisht pretendimeve të Moskës për të kundërtën.

“Rusia po përpiqet të tregojë përmbajtje, por muaj pas muaji… këto sanksione do të jenë gjithnjë e më të dhimbshme për ekonominë e saj”, tha ai.

Zelenski i shprehu falënderim Moravjeckit dhe Levitsit për mbështetjen e vendeve të tyre për Ukrainën në konfliktin me Rusinë, ndërsa veçanërisht për përpjekjet e tyre për të siguruar ndihmë financiare nga BE për Ukrainën.

Zelenski tha se Polonia dhe Letonia konsiderohen “partnerë të sigurt” në Kiev dhe theksoi se të dyja vendet qëndrojnë fort pas Ukrainës që nga shpërthimi i konfliktit.