Fitore e madhe e zviceranit Zenhäusern
Skiatori zviceran Ramon Zenhäusern në sllallomin e tij të 100 me radh e kurorëzoi me fitore në garën e Kupës së Botës që u mbajt në Chamonix të Francës.
Kjo garë do të mbahet mend edhe për skatorn grek AJ Ginnis, i cili në mënyrë sensacionale fitoi vendin e dytë.
Skiatori Ramon Zenhäusern ishte në vendin e dytë pas rrëshqitjes së parë dhe 15 qindtat pas Clement Noel të Francës.
Në rrëshqitjen e dytë, Ramon Zenhausern, u tregua më i mirë dhe fitoi garën për 1:42:94 minuta, me 1 sekondë e 2 qindtat para grekut AJ Ginnis (Greqia) dhe 1 sekondë e 6 qindtat para zviceranit Daniel Yule.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 1.386 pikë, pasojnë Kilde me 1.073, Kristoffersen 779.
Braathen prin në sllallom me 430 pikë, i ndjekur nga Yule 394, Kristoffersen 389 pikë etj.

