Financial Times publikoi artikullin “Plani 15-pikësh i paqes mes rusëve dhe ukrainasve” – reagon këshilltari i presidentit të Ukrainës

Gazeta amerikane, Financial Times ka publikuar gjatë ditës së sotme një artikull që i referohej kinse një plani të përkohshëm paqeje që ishte rënë dakord midis dy palëve.

Megjithatë, siç ka deklaruar këshilltari i lartë i presidentit të Ukrainës se detajet e raportuara janë thjesht “pozicioni kërkues i palës ruse”.

“Asgjë më shumë”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.

Mykhailo Podolyak tha se një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një numër vendesh “janë të vetmet gjëra që konfirmojmë në këtë fazë”.

Ai nuk sqaroi nëse këto tre elemente ishin gjëra që ishin rënë dakord nga të dyja palët si pjesë e planit tentativë, apo thjesht kërkesa nga Kievi.