Filluan granatimet në Ukrainë, qytetarët po evakuohen (Video)

Detonime nga armë artilerike kanë filluar të dëgjohen në Donjeck, qytetin më të madh që është nën kontroll të forcave proruse në rajonin ukrainas Donbas.
Në rrjetet sociale janë paraqitur video xhirime ku mund të dëgjohen detonime të granatave artilerike. Nga këto xhirime mund të konstatohet se përveç në rajonin e Donjeckit, granatime ka edhe në rajonin Kirovski.
Mediumet raportojnë se tashmë ka filluar edhe evakuim i një pjese të popullatës.