Fillon shënimi i 79 vjetorit të depërtimit të hebrenjve maqedonas
Shkup, 10 mars – Komuniteti hebre në Republikën e Maqedonisë dhe Fondi i Holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia (FHHM) me disa ngjarje komemorative në Shkup, Manastir dhe Shtip prej sot deri më 14 mars e shënon 79 vjetorin e holokaustit të 7144 hebrenjve maqedonas, të cilët më 11 mars të vitit 1943 janë mbledhur nga shtëpitë e tyre dhe pastaj janë deportuar në llogoret e vdekjes Treblinka.
Në Qendrën memoriale të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia sot në ora 19.30 do të mbahet mbrëmje komemorative, në të cilën, siç paralajmëroi Komuniteti i hebrenjve, fjalim do të kenë kryetari i shtetit Stevo Pendarovski dhe ambasadorja e Izraelit dhe SHBA-së në vend, Simona Frankel dhe Kejt Mari Bërnz, ndërsa video-fjalim do të ketë edhe Endrju Bejker, drejtor për çështje ndërkombëtare hebraike në Komitetin hebraik amerikan dhe kryetar i Këshillit këshilldhënës ndërkombëtar të FHHM.
Ngjarjet përkujtimore do të vazhdojnë edhe nesër, më 11 mars, kur delegacione nga komuniteti hebre, zyrtarë qeveritarë, trupi diplomatik, sektori joqeveritar, miq të komunitetit dhe qytetarë do të vendosin lule para Monumentit të 7144 hebrenjve maqedonas në ish-Monopolin e Shkupit. i cili ishte kamp përqendrimi i përkohshëm dhe përballë Monumentit të hebrenjve të dëbuar dhe Monumentit të luftëtarëve të rënë në Luftën Nacionalçlirimtare në varrezat e Qytetit të Butelit. Aktivitetet qendrore përkujtimore do të përfundojnë nesër me pritje tek kryetarja e Shkupit, Danella Arsova.
Ambasada e Italisë në bashkëpunim me komunitetin hebre në Republikën e Maqedonisë më 14 mars do të organizojë një ngjarje përkujtimore onlajn, ku do të mbajë fjalim Xhulio Base, regjisor i filmit “Qielli me yje mbi geton në Romë” (Un cielo stellato sopra il ghetto di Roma) . Filmi do të shfaqet në Kinotekën nga data 9 deri më 14 mars.

