Fillon rregullimi i fushave në Pejë e Klinë, kryetari Ademi i ndjek nga afër punimet

Kanë filluar të rregullohen fushat e futbollit në qytet e Kosovës, për tu përgatitur për sezonin e ri.

Kryetari Agim Ademi ka qëndruar për vizitë në Pejë dhe Klinë.

Ai nga afër ka ndjekur fillimin e punimeve në rregullimin e fushave në stadiumin e Besës ” Shahin Haxhiislami” dhe atë të Dukagjinit “18 qershori”.

Në fakt, me mbështetjen e FFK-së ka filluar rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave me bari natyral nga ekspertë të kësaj lëmie, e ku synohet të krijohen kushte sa më të volitshme për futbollistët për edicionin e ri garues.

Ndeshjet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës fillojnë më 13 gusht.