Fillon regjistrimi në UCIM, të lira mbi 10.600 vende për studentët e ardhshëm

Shkup, 26 gusht – Në fakultetet e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, në vitin e parë të studimeve universitare në vitin akademik 2021/2022 janë të lira gjithsej 10.678 vende.

Afati i parë për regjistrimin e kandidatëve të cilët renditen vetëm përmes suksesit në arsimin e mesëm është 31 gushti dhe 1 shtatori, ndërsa ata të cilët do të renditen sipas suksesit nga arsimi i mesëm dhe sipas kontrollit të njohurive dhe aftësive është sot dhe nesër (26 dhe 27 gusht 2021). Afati i dytë për regjistrim është 16 dhe 17 shtatori, ndërsa afati i tretë është 28 shtatori 2021.

Sipas Konkursit që UCIM-i e publikoi në qershor, në kuotën e rregullt, të cilët financohen nga buxheti i shtetit, ka vende për 5247 studentë dhe ata do të paguajnë shkollimin prej 200 euro. Për të rregullit të cilët do t’i bashkëfinancojnë studimet janë 4366 vende të lira, ndërsa 1065 janë të lira për studentët e çrregullt. Kompensimi për studimet në këto dy kategori është 400 euro.

Konkursi i UCIM-it përmban informacione për vlerësim të suksesit në arsimin e mesëm dhe nga matura shtetërore, kriteret për regjistrim dhe për dokumentet e nevojshme për paraqitje dhe regjistrim të kandidatëve.