Fillon pagesa e pensioneve të prillit, çdo pensionist do të mer 1000 denarë më tepër

Shkup, 26 prill – Prej sot fillon pagesa etapore e pensioneve të prillit. Do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionerëve në kushte të rrezikut nga Kovid-19. Pension më të lartë për 1.000 denarë do të marrin mbi 330 mijë pensionistë me pagesë të pensionit të prillit përmes ndihmës së drejtpërdrejtë të dakorduar për tre muaj.

Siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

Pagesa për pensione deri në 11.000 denarë do të bëhet sot, nesër pensionet orej 11.001 – 14.000 denarë, të enjten pensionet prej 14.001 – 18.000 denarë dhe të premten do të realizohet pagesa e pensioneve mbi 18.000 denarë.

Sipas ministrisë së resorit, pensionistët të cilët përdorin kartela pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë që sot. Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i përdorin mjetet për pagesë në rrjetet tregtare apo për pagesa elektronike. Procesimi etapor i pensioneve, siç ceket, do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalim dhe përhapje të virusit, duke pasur parasysh atë që pensionistët si grup moshë janë më të ndjeshëm.

Ministria e Punës dhe Politikës sociale thotë se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionin pa probleme.

“U bëjmë thirrje pensionistëve t’u përmbahen orareve për pagesa sepse pagesa etapore është bërë me qëllim që të pakësohet tollovia para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik”, ceket në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.