Fillon monitorimi i mediave për raportimin në zgjedhjet lokale

Shkup, 6 gusht –Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele që nesër fillon me monitorimin për lajmërim të mediave për zgjedhje të transmetuesve për Zgjedhjet lokale 2021.

Siç njoftojnë nga AShMAA-ja, në periudhën deri në fillimin e fushatës, objekt vëzhgimi do të jenë programet e para televizive të servisit kabllovik publik-MRT 1 dhe gjashtë televizione komerciale. Të gjitha kanalet e mbetura televizive do të monitorohen sipas sugjerimeve.

Lëndë e monitorimit do të jetë programi i tyre i përgjithshëm, me vëmendje të veçantë transmetimi i lajmeve dhe emisionet e tjera ku janë të ftuar përfaqësues të pushtetit (shtetëror/lokal), të partive politike dhe të ftuar të tjerë potencial për zgjedhje. Do të monitorohen dhe programe të tjera ku do të ketë të ftuar potencial për zgjedhje pa marrë parasysh arsyen e pjesëmarrjes së tyre.

Si dhe deri më tani, Agjencia, në faqen e tij zyrtare, vendosi baner me të gjitha materialet relevante për procesin zgjedhor-Ligje dhe akte nënligjore lidhur me zgjedhjet, publikime, formular për sugjerime, raportime dhe të ndryshme.

Duke pasur parasysh që me shpalljen e zgjedhjeve Lokale, të caktuara për 17 tetor të vitit 2021, hynë në fuqi dispozitat e Ligjit zgjedhor, Agjencia i përkujtoi të gjithë transmetuesit për dispozitat relevante për lajmërimin me to dhe zbatimin e tyre para fillimit të kampanjës zgjedhore.