Fillon mbledhja e nënshkrimeve për listat e pavarura në zgjedhjet lokale

Shkup, 16 gusht – Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve të votuesve për të kandiduar në zgjedhjet lokale fillon sot sipas Librit të afateve të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, ndërsa përfundon më 30 gusht në mesnatë. Disa grupe qytetarësh paralajmëruan mbledhjen e nënshkrimeve për pjesëmarrje me listat e tyre në zgjedhjet lokale dhe ato tashmë janë të njohura për publikun.
Nënshkrimet mblidhen para nëpunësve të KSHZ-së dhe para një noteri kompetent në formular të përcaktuar nga Komisioni në periudhën prej orës 8 deri në orën 20:00, e më 30 gusht deri në mesnatë (https://drive.google. com/file/d/1vNFOczSxrazZWN_4JPA5RjbEXHB11 pamje).
Parashtruesi i listës përcakton para cilëve noterë do të mblidhen nënshkrimet publike dhe për këtë e informon KSHZ-në, e cila në faqen e saj të internetit publikon listën e noterëve para të cilëve parashtruesit e listës mbledhin nënshkrime. Shpenzimet për mbledhjen e nënshkrimeve para noterit i bartë parashtruesi i listës. Çdo votues mund të japë nënshkrimin e tij për listat e shumta të kandidatëve për kryetar komune. Zgjedhësit që dorëzojnë listën duhet të kenë të drejtën e votës dhe vendbanim të përhershëm në rajonin e komunës.
Kur parashtruesi i listës së kandidatit për kryetar komune është një grup zgjedhësish, është e nevojshme të mblidhen në komunë deri në 10.000 banorë të paktën 100 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në certifikatën nga Lista e votuesve për komunën, në komunë nga 10.001 deri në 30.000 banorë të paktën 150 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në certifikatën nga Lista e votuesve për komunën, në komunë nga 30.001 deri në 50.000 banorë të paktën 250 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në certifikatën nga Lista e votuesve për komunën, në komunë nga 50.001 deri në 100.000 banorë të paktën 350 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në certifikatën nga Lista e votuesve për komunën, në komunën me mbi 100.001 banorë të paktën 450 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në certifikatën nga Lista e votuesve për komunën dhe Qytetin e Shkupit të paktën 1.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në certifikatën nga Lista e votuesve në zonën e Qytetit të Shkupit.
Listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe listën e kandidatëve për kryetar të komunës, përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve i dorëzojnë në KKZ.
Listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe listën e kandidatëve për kryetar të Qytetit të Shkupit, përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve i dorëzojnë komisioneve zgjedhore të Qytetit të Shkupit jo më vonë se 11 shtator, nga ora 24:00 – 35 ditë para zgjedhjeve.
KKZ -ja i kontrollon listat jo më vonë se 24 orë nga marrja e listës dhe gjithashtu dorëzon kërkesë për verifikimin e të dhënave nga lista tek institucionet menjëherë ose jo më vonë se 24 orë pas dorëzimit, pra më 12 shtator. Institucionet janë të detyruara të dorëzojnë informacionet kthyese në KSHZ në formë elektronike brenda 24 orëve.
Nëse KSHZ-ja përcakton që lista është përpiluar në përputhje me Kodin Zgjedhor, ajo e konfirmon atë brenda 24 orëve, ndërsa nëse identifikohen parregullsi ose lëshime, aplikantëve u jepet 48 orë kohë për t’i larguar ato. Pasi të konstatohet se lista është në përputhje me Kodin Zgjedhor, konfirmohet me aktvendim.
“Në rast të parregullsive nga neni 67 paragrafi 2 i KE, Në rast parregullsive nga neni 67 paragrafi (2) i Kodit Zgjedhor, parashtruesi i listës mund të zëvendësojë kandidatin e propozuar i cili nuk i plotëson kushtet me një kandidat të ri brenda së njëjtës periudhë prej 48 orëve dhe është i detyruar të sigurojë dëshminë për përmbushjen e kushteve të parashikuara në nenin 7 paragrafi (2), (3) dhe (4) të Kodit Zgjedhor (neni 67 faq. ( 4)”, parashikohet në Librin e afateve të KSHZ-së.
Pas konfirmimit, KKZ-ja ia dorëzon listat e kandidatëve në KSHZ me qëllim që të përcaktojë renditjen në listën e vetme të kandidatëve menjëherë pas konfirmimit të listave, pra jo më vonë se 18 shtator.
KSHZ-ja më së voni deri më 23 shtator do të njoftojë listat e përcaktuara të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në faqen e saj në internet, ndërsa KKZ -të në të gjitha vendbanimet.
Fushata për zgjedhjet lokale fillon më 27 shtator në mesnatë dhe zgjat deri në mesnatën e 15 tetorit.
Qytetarët me të drejtë vote që duan të votojnë në zgjedhjet lokale të caktuara për 17 tetor, mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën e zgjedhësve përmes faqes së internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) – www.sec.mk ose në https: / / izbirackispisok.gov.mk/.
Zyrtarisht, shqyrtimi publik i Listës së zgjedhësve për zgjedhjet do të fillojë më 21 gusht dhe do të zgjasë deri më 9 shtator. Atëherë KSHZ-ja do të rishikojë të dhënat e reja në Listën e zgjedhësve, të cilat do të përdoret në ditën e zgjedhjeve.
Në zgjedhjet lokale këtë vit, për herë të parë do të përdoren sistemi dhe terminalet për leximin e gjurmëve të gishtërinjve për të kontrolluar identitetin e qytetarëve. Kompania gjermane “Dermalog” duhet të dorëzojë 250 terminalet e parë më 25 gusht.