Fillon “Debati i dytë mbi Evropën”
Shkup, 17 nëntor – Me diskutim me temë “Kosova mes pozicionit të një tokeni gjeopolitik dhe realitetit konfliktual – panel diskutim” sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në Çifte Hamam fillon “Debati mbi Evropën”.
Siç u paralajmërua, ekspertë, shkrimtarë dhe krijues të opinionit publik, do të diskutojnë për disa nga çështjet më urgjente që lidhen me prespektivën evropiane të vendeve të rajonit dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen e Evropës.
Debati do të vazhdojë edhe të shtunën, më 18 nëntor, me temë “Fuqi dhe të drejta. Roli i minoriteteve dhe shumicave në Evropën Juglindore”, ndërsa do të përfundojë me bisedë dhe lexim letrar – “Letërsia në kohë të konfliktit”.
Organizatorët janë Debates on Europe dhe Kontrapunkt.

