Fillon “Berlinalja”

Në Berlin sot do të hapet festivali i 73-të Ndërkombëtar i Filmit “Berlinale” duke u rikthyer në formatin e tij të rregullt pas dy vitesh të kufizimeve për koronavirusin. Gati 400 filma janë planifikuar të shfaqen deri më 26 shkurt, me një nivel të lartë mbështetjeje që pritet për popullin e Ukrainës dhe Iranit në kushtet e luftës dhe trazirave të vazhdueshme atje.

Edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski duhet të flasë në hapjen e Festivalit përmes një videoje lajv sonte.

Aktorja amerikane Kristen Stjuart, e njohur për filmin “Muzgu”, kryeson këtë vit jurinë ndërkombëtare.

Këtë vit, në Festivalin në kryeqytetin e Gjermanisë nis siparin komedia “Ajo erdhi tek unë” e regjisores Rebeka Miller, me Xhered Leto dhe En Hatëuej në rolet kryesore. Gjithsej 19 filma konkurrojnë për çmimet “Ariu i artë” dhe “Ariu i argjendtë”, duke i përfshirë gjashtë regji të realizuara nga gratë.

Së bashku me ato në Kanë dhe Venecie, “Berlinalja” është një nga festivalet më të mëdha të filmit në botë.