Filloi transporti publik në Tetovë

Tetovë, 16 gusht – Prej sot ka filluar të qarkullojë dhe transporti publik në Tetovë.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka njoftuar se 3 linja qarkullimi dhe 5 autobusë do të jenë në shërbim të qytetarëve për të lëvizur brenda qytetatit, dhe atë nga ora 06:00 deri në ora 20:00, informon Zhurnal.

10 ditët e para, siç njofton Arifi, transporti me autobusët e rinj do të jetë falas me shpresë që qytetarëve do u pëlqejë transporti me autobus, dhe do ta shfrytëzojnë atë edhe gjatë periudhës më tej.

 Përfaqësues të Këshillit Komunal dhe nga ndërmarrjet publike, si dhe ekipe të gazetarëve, me autobus të “Tetova transport” kaluan aksin nga stacioni i autobusit, përmes bulevardeve “Vidoe Smilevski-Bato dhe “Marshall Tito” dhe “Ilindenska” deri te Universiteti i Evropës Juglindore dhe mbrapa. Udhëtimi filloi rreth orës 9.30 – pjesa e ditës kur ka mbingarkesë të trafikut, fillimisht afër tregut, ndërsa pastaj edhe në bulevardin “Ilindenska” ku duhej të udhëtohet ngadalë në kolonë dhe në shpejtësinë e parë. Nga stacioni i autobusit deri te Universiteti i EJL-së autobusi duhej të ndalej katër herë sepse nuk mundte ta vazhdojë rrugën për shkak të automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt. Që të kalojë nga stacioni i autobusit deri në shesh i nevojiteshin pothuajse tetë minuta, ndërsa nga Universiteti dhe mbrapa deri te stacioni i autobusit i duheshin 22 minuta me një ndalesë në stacion afër Xhamisë së Larme.

“Përfundon një projekt i madh me transportin publik në qytetin e Tetovës, një rrëfim i gjatë si mision i suksesshëm. Meritë e kryetares së komunës, këshilltarëve të Këshillit, administratës dhe Ministrisë së Financave. Është një ditë e madhe sot për Tetovën, të gjithë qytetarët të udhëtojnë me autobusët urbanë me qëllim që të kemi mbingarkesë më të madhe në trafik dhe kështu t’i ruajmë autobusët”, deklaroi kryetari i Këshillit Bekim Mehmeti.

Drejtori i ndërmarrjes komunale “Tetova Transport” Darko Spirovski shpjegoi se deri më tani është punuar në aspekte administrative, teknike dhe operative me qëllim të vendosjen linja, të pastrohen rrugët me qëllim të lëvizjes së autobusëve.

Në vërejtjet e gazetarëve se mungojnë njoftimet për qytetarët përmes zërave informativë, drejtori tha se e gjithë kjo do të mundësohet në periudhën e ardhshme.

Përfaqësues të Komunës së Tetovës theksuan se do të vijojnë masat dhe protokollet të cilat janë rekomanduar dhe urdhëruar nga institucionet shëndetësore gjatë përdorimit të transportit urban.

“Secili që hyn në autobus duhet të ketë maskë dhe të mbajë distancë. Ka kategori të biletave për grupe të qytetarëve dhe të kapacitetit”, tha Spirovski.

Një biletë për një udhëtim është 20 denarë. Janë paraparë më tepër kategori të biletave për grupe të qytetarëve, ndërsa do të ketë edhe bileta mujore dhe vjetore.

Fillon transporti publik në Tetovë 🤗Prej sot Tetova me transport të organizuar urban! 3 linja qarkullimi dhe 5…

Posted by Teuta Arifi on Monday, 16 August 2021