Filloi skriningu në shkolla, deri tani janë marë 5000 leje nga prindërit

Shkup, 18 shkurt – Ministria e Shëndetësisë (MSH) njoftoi se filloi skriningu në shkolla. Ka përfunduar faza për marrjen dhe përgatitjen e lejeve nga prindërit.

Sipas MSh-së, është i madh interesimi për pjesëmarrja në skrining dhe deri më tani janë marrë rreth 5.000 leje nga prindër të fëmijëve në shkollat fillore në Shkup.

“Në bazë zë lejeve të mara, është bërë plan dhe orar për realizim të skriningut në teren dhe ai tashmë bëhet në disa shkolla fillore në Shkup. Skriningu vazhdon të hënën. Në kuadër të fazës së parë do të përfshihen shkollat në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa do të përfshihen ekipe medicinale nga Qendra e Shëndetit Publik dhe Shtëpia e Shëndetit në Shkup”, informoi MSH.

Të gjitha aktivitetet për zbatimin e skriningut realizohen në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.