Filloi pagesa e subvencioneve për prodhuesit e duhanit për rekoltën e vitit 2021

Shkup, 9 qershor – Prodhuesit e duhanit i marrin subvencionet e merituara për rekoltën e vitit 2021. Pasi arritëm t’i zhbllokojmë ndryshimet ligjore, përmes të cilave është shtyrë obligimi ndaj DAP-it, drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural më 2 qershor i ka përgatitur dhe i nënshkroi të gjitha vendimet për pagesën e subvencioneve dhe të njëjtat janë dorëzuar në Ministrinë e Financave për pagesë, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Sot, pas marrjes së informacionit nga Ministria e Financave, i njoftojmë prodhuesit e duhanit se prej sot gjatë nëntë ditëve të ardhshme subvencionet ndaj prodhuesve të duhanit tërësisht do të paguhen. Gjithsej 1,3 miliardë denarë do të transferohen në llogaritë e 17.280 prodhuesve të duhanit”, shtohet në kumtesë.

“Vijon edhe realizimi i mbështetjes përmes programit për pagesa direkte për premitë për qumësht të prodhuar dhe të dorëzuar për periudhën janar-shkurt të vitit 2021 dhe subvencione për zogjtë dhe pulat e therura në kapacitete të regjistruara të thertoreve. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kujdeset për çdo fermer dhe jep mbështetje të fuqishme për fermerët në kushte të krizës botërore”, shtohet në kumtesën e MBPEU.