Filloi me punë uzina e re prodhuese e Lear dhe Normak në ZTZHI Tetovë

Shkup, 9 shkurt – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot e ka dorëzuar lejen për uzinën e re prodhuese të kompanisë amerikane Lear dhe Normak Investment Grup në Zonën Teknologjike –Zhvillimore Industriale në Tetovë. Investimi i ciklit të ri të dytë është 15 milionë euro për uzinën prodhuese, të ndërtuar në sipërfaqe prej 8.000 metrave katrorë. Me këtë investim hapen 1.000 deri 1.500 vende të reja të punës.

“Po realizohet edhe një investim i rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut, nëntë muaj pasi ishim këtu në vendosjen e gur themelit për investimin e përbashkët të ciklit të dytë të Normak investment grup dhe kompanisë amerikane Lear, sot kam nder që menaxhmentit të kompanisë t’ia dorëzojë lejen për uzinën e re prodhuese. Investimet e tilla të mëdha janë përkrahur nga shteti dhe investitorët kanë volitshmëri dhe një sërë lehtësimesh në më shumë faza të procesit të investimit”, deklaroi ministri Bekteshi.

Sipas tij, investimet e tilla japin kontribut të madh për zhvillimin ekonomik lokal, para së gjithash, në pjesën e punësimeve, zhvillim të kapitalit njerëzor, ndërsa ndikojnë pozitivisht në eksportin në këtë rajon para së gjithash, pasi krijohen prodhime me vlerë më të madhe të shtuar.

“Dëshmi për këtë janë dhe rezultatet pozitive nga punësimi, posaçërisht në kohë të krizës së shkaktuar nga pandemia, Lear arriti ta rrisë prodhimin për 10 për qind në vitin 2021, pas rritjes së eksportit prej 15 për qind në vitin 2020”, tha Bekteshi.

Aleksandar Zarkov, drejtor i përgjithshëm i Normak Investment Grup tha se e rëndësishme është edhe përkrahja e Ministrisë së Ekonomisë për Zonën Teknologjike – Industriale Zhvillimore në Tetovë dhe të Normak investment grup.

“Si rezultat të bashkëpunimit të suksesshëm, të cilin e ndërtojmë me Lear dhe me investitorët e tjerë në ZZHTI Tetovë, vitin e kaluar në krahasim me vitin 2020 kemi shënuar rritje të eksportit për 16 për qind, ndërsa në krahasim me vitin 2019 rritja e eksportit nga kjo zonë është 25 për qind”, tha Zarkov.

Drejtori i përgjithshëm i Lear, Vanja Stojanovski tha se ky investim do të thotë rritje të kompanisë dhe eksport të rritur të tregjeve të huaja.

Kompania amerikane “Lear Korporejshën” përpunon mbulesa për ulëset për automobilë dhe sisteme elektrike distributive. Investimi i përgjithshëm i kompanisë në ZZHTI Tetovë është 35 milionë euro. Në uzinën e parë prodhuese që shtrihet në sipërfaqe prej 12.000 metrave katrorë, e filloi me punë në vitin 2016, janë investuar 20 milionë euro dhe janë hapur 2.000 punësime.