Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit të KB-së për Ukrainën

Në selinë e Kombeve të Bashkuara filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit me rastin e thënieve ukrainase për vrasje të civilëve të kryera nga ushtarët rusë në Buça, në veriperëndim të Kievit.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski për herë të parë prej fillimit të invazionit rus në Ukrainë do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të KB-së përmes lidhjes video konferenciale.

Është paraparë edhe fjalimi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, kumtoi BBC.

Rusia në mënyrë kategorike i hodhi poshtë akuzat për vrasje të civilëve në Buça, duke i quajtur “provokime kriminele” dhe paralajmëroi se do të parashtrojë “dëshmi konkrete” në Këshillin e Sigurimit se forcat e saj nuk kanë qenë të përziera në krimet ndaj civilëve.