Filloi aksioni i madh pranveror i cili do të zbatohet në 10 komuna të Shkupit

Shkup, 21 mars – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit dhe kryetarin e Komunës së Kisela Vodës, Orce Gjeogievski, sot më 21 mars, paralajmëruan fillimin e aksionit pranveror në komunat e Shkupit, në vendin e quajtur “Çeshma”. Ky aksion i madh, i cili do të realizohet në koordinim me ndërmarrjet publike, do të zgjasë deri më 27 maj.
– Po fillojmë në komunën e Kisella Vodës, ku nga sot deri në fund të javës në bashkëpunim me kryetarin Orce Gjeorgievski, Qyteti i Shkupit do të zhvillojnë aktivitete për pastrimin e plotë të bulevardeve të qytetit dhe sipërfaqeve nën kompetencë të qytetit, rregullimi dhe sanimi i defekteve në domenin e ndërmarrjeve publike të qytetit – tha kryetarja Arsovska në fillim të aksionit pranveror.
Në aksionin pranveror të Qytetit të Shkupit në koordinim me të gjitha ndërmarrjet publike, do të përfshihen të gjitha komunat e Shkupit duke filluar nga:
Kisella Voda dhe atë nga 21 deri më 25 mars
Karposh nga 28 marsi deri më 1 prill
Aerodrom nga 4 prill deri më 8 prill
Gazi Babë nga 11 prilli deri më 15 prill
Çair nga data 18 prill deri me 21 prill
Butel nga data 26 prill deri më 29 prill
Shuto Orizare nga 3 maj deri më 6 maj
Qendër nga data 9 maj deri më 13 maj
Gjorçe Petrov nga 16 maj deri më 20 maj
Saraj nga data 23 maj deri më 27 maj.
-Aksioni i madh pranveror nëpër komuna përfshin aktivitete të pastrimit të bulevardeve dhe rrugëve, larjen manuale dhe makinerike të rrugëve, mbledhjen e mbeturinave të rënda në lokacionet e planifikuara nëpër komuna, riparimin e dëmtimeve të rrugëve, instalimin e sinjalizimit vertikal dhe horizontal të trafikut, mbjelljen e fidanëve dhe rregullimin e gjelbërimit nëpër komunat e Shkupit, riparimin e defekteve të raportuara dhe problemeve tjera nga qytetarët, kapja e qenve të pastrehë, ku pas trajtimit të tyre human mund të strehohen, pastrimi i plotë i linjave atmosferike dhe fekale, si dhe aktivizimi i mekanizmit për pastrimin e pusetave të shiut në bulevardet dhe rrugët e qytetit – tha kryetarja Arsovska.
Kryetarja Arsovska shtoi se ky lloj aksioni i punës nuk është realizuar viteve të fundit.
– Nëse punohet në vazhdimësi, mund të shihen ndryshime thelbësore dhe Qyteti i Shkupit të jetë vend më i pastër dhe më human për të jetuar, dhe problemet e qytetarëve të kthehen në zgjidhje për një Shkup më të bukur dhe modern. Prandaj këto aksione pune do të jenë pjesë e aktiviteteve të rregullta në qytetin e Shkupit – theksoi Arsovska.
Ky është një aksion i madh pune që përfshin aktivitete të koordinuara të ndërmarrjeve publike të qytetit, si Parqe dhe Gjelbërime, Higjiena Komunale, Ujësjellësi dhe Kanalizimi, Rrugë dhe Rrugica dhe Lajka, të cilat do të veprojnë në domenin e detyrave të tyre të punës me qëllim të zgjidhjes së problemeve dhe realizimin e kërkesa qytetarëve.
Kryetari Gjorgjieski theksoi edhe se komuna e Kisella Vodës në mënyrë plotësuese do të përfshihet në aktivitetet e njëjta. “Besoj se përmes aktiviteteve të këtilla të përbashkëta do të kontribuojmë për zhvillim të barabartë në gjithë Shkupin”, tha Gjorgjievski.
Drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Zuhdi Enuz informoi se në kuadër të këtij aksioni ndërmarrja ka vendosur enë speciale për mbeturina të vëllimshme në disa lokacione, edhe atë në lagjen Draçevë në rrugën “Branko Zarevski “nr. 17, Parku i Mbrojtësve, Rr. Kisella Voda. Rruga kryesore “Hristo Tatarçev” – përballë JGD “8 Marsi”, Cvetan Dimov, rr. “Georgi Dimitrov” hyrja e pasme e SGU “Vasil Antevski-Dren”, rr. Crniçe. “Naum Ohridski” p.n. përballë Crniçe.
Në pyetjen e gazetarëve për ndikimin në shtrenjtimin e karburanteve dhe produkteve të naftës, ai tha se ngritja e çmimeve dhe të karburanteve sigurisht do të ndikojë, por, siç tha, me ndihmë të Qytetit të Shkupit do të arrijnë të dalin nga kjo situatë, t’i sanojnë problemet, t’i amortizojnë shtrenjtimet.
“Mendoj se edhe Qeveria duhet të dijë se në situatën e re të krijuar duhet t’iu ndihmojë edhe ndërmarrjeve publike sepse problemet janë serioze dhe nuk janë vetëm tonat por janë probleme botërore”, tha Enuz.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se kur do të fillojë transporti falas i autobusëve për pensionistët, kryetarja Arsovska tha se nuk do të veprohet asnjëherë në dëm të qytetarëve