Filipoviq nuk ndjehet fajtore që me X6 goditi për vdekje një burrë të moshuar

Shkup, 8 shkurt – Gordana Filipoviq e cila drejtonte veturën X6, e me të cilën goditi për vdekje të moshuarin Sllobodan Angellovski te ura “Goce Dellçev”, para gjykatës deklaroi se nuk ndjehet fajtore për veprën. Avokati i saj Ljubomir Mihajllovski tha se d ot ëdëshmojnë që i ndjeri është më tepër fajtor në rastin nëfjalë. Prokuroria nga ana tjetër është decide se fajin e ka shoferja Filipoviq, informon Zhurnal.

“Po, e kuptoj për çfarë akuzohem. Sipas kësaj akuze, unë ndjehem e pafajshme”, tha Filipoviq.

Tre ekspertiza janë para gjykatëses Elena Ilievska Josifoviq. Në seancën e ardhshme do të meren në pyetje tre ekspertët.

Mbrojtja ka bërë ekspertizë tjetër të tyren, të cilën e kanë dorëzuar në gjykatë, e që e cila dëshmon se fajin e ka i ndjeri Angellovski. Ata propozojnë që të meret në pyetje eksperti i tyre.

Nga ana tjetër prokuroria Sanja Burjakovska Kitanovska është decide se do ta dëshmojë se e akuzuara Filipoviq e ka kryer veprën penale “vepër e rëndë kundër pasurisë dhe njerëzve në komunikacion”.

Ngjarja ndodhi në janar të vitit të kaluar kur vetura BMW e drejtuar nga Gordana Filipoviq goditi për vdekje një person të moshuar.

Sa për informatë dhe rastësi interesante, Gordana Filipoviq është nëna e 17 vjeçares Jelena e cila 3 vite më parë gjithashtu u godit për vdekje nga një shofer i dehur. Ky i fundit mori 7 vite e gjysmë dënim me burg ndërsa Gordana konsideronte se kjo është shumë pak./Zhurnal.mk