Filipçe: Për momentin 90 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar

Shkup, 26 gusht – E papërgjegjshme është ta testojmë imunitetin njerëzor të sëmundjes së rrezikshme në kushte kur e kemi dëshmuar vaksinën efikase për të njëjtën. Nuk guxojmë të lejojmë të presim valë dhe lloje të reja, të pavaksinuar, porositi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai në profilin e tij në Fejsbuk theksoi se anulimi i vaksinimit kundër Kovid-19 është vetëm anulim i problemit.
“Vaksinat janë ato me të cilat do ta mposhtim pandeminë, duke mos u infektuar. E papërgjegjshme është ta testojmë imunitetin njerëzor të sëmundjes së rrezikshme në kushte kur tashmë kemi dëshmuar vaksinë efikase për të njëjtën. Nuk guxojmë të lejojmë të presim valë dhe lloje të reja, të pavaksinuar. Kjo do të thotë presion i ri mbi sistemin shëndetësor, sepse për momentin 90 për qind e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar”, qëndron në publikimin e tij.
Ministri njëherit sqaron se vaksinimi një muaj pas kalimit të virusit është plotësisht i sigurtë për shëndetin e qytetarëve.
Bind se masat e propozuara janë efikase në lidhje me të dy qëllimet, ndërsa ato janë vaksinimi i shpejtë dhe parandalimi i përhapjes së virusit.
“Kërkoj mbështetje të luftojmë së bashku për imunizim sa më të madh”, thotë ai.