Filipçe: Nuk ka persona të lënduar nga zjarri në Koçan

Shkup, 3 gusht – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nga Koçani ka deklaruar se në zjarret nuk ka persona të lënduar në kuptim të djegieve ose lëndimeve të rënda, por ka rreth dhjetë pacientë që janë lajmëruar në spitalin e Koçanit ku janë pranuar për shkak se kanë thithur tym.
“Katër pacientë janë lëshuar në shtëpi, ndërsa pesë janë mbajtur në spital dhe pranojnë terapi me oksigjen. Për disa orë do të dërgohen në trajtim shtëpiak. Ne e kemi mobilizuar gjithë sistemin shëndetësor në të gjitha shtëpitë shëndetësore dhe spitale në rrethinë. Me faktin se është kohë e pushimeve verore, me telefon i kemi kontaktuar edhe mjekët dhe motrat medicinale dhe të gjithë janë në ‘stenda baj’ dhe në Koçani dhe në Shtëpinë e shëndetit në Shtip. Shpresojmë se nuk do të ketë nevojë për intervenim”, ka thënë Filipçe.