Filipçe në mbrojtje të masave të reja: Ato nuk krijojnë ndarje mes qytetarëve

Shkup, 9 gusht – Shëndeti publik dhe mbrojtja kolektive janë prioritet, ndërsa masat që janë sjell janë kryesisht në atë drejtim. Ata nuk i “ndajnë qytetarët” siç ka deklaruar lideri i opozitës, por janë të domosdoshme për mbrojtjen e qytetarëve, punonjësve shëndetësor dhe vete sistemit shëndetësor, njoftoi në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke nënvizuar se këto masa praktikohen në më shumë shtete dhe tashmë po japin rezultat.

“Ndalesa për lëvizje në pyje nuk i ndan qytetarët në alpinistë dhe ata që nuk bëjnë alpinizëm, ajo është mbrojtje nga zjarret. Kushti për regjistrim të nxënësve në shkolla me vaksinë të pranuar nuk është ndarje e fëmijëve, por mbrojtje e tyre nga sëmundjet dhe epidemitë. Asnjë e drejtë personale nuk është mbi të drejtën e mbrojtjes kolektive të shëndetit të qytetarëve”, ka theksuar Filipçe.

Ai ka apeluar në përgjegjësi maksimale nga të gjithë, pasi lloji delta shpejtë përhapet.

“Të dhënat dhe trendët që i kemi janë shumë serioze. Apeloj në respektim deri në fund të masave ekzistuese për mbrojtje dhe vaksinim masiv”, ka shtuar Filipçe.

Publikimi i Filipçes vjen pasi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski vlerësoi se këto janë kuazi masa që jo vetëm se nuk do të mbrojnë shëndetin e qytetarëve, por në mënyrë shtesë do të krijojnë ndasi mes qytetarëve.