Fifi tregon hapur mbështetjen për Donaldin dhe Monikën si finalistë të Big Brother VIP: Deri më 18 shkurt nuk dua të iu shoh jashtë asnjërin
Sonte (e premte) pritet përzgjedhja e dy finalistëve të fundit të Big Brother VIP.
Në nominim janë katër banorë; Donald Veshaj, Monika Lubonja, Arjola Demiri dhe Einxhel Shkira.
Pak para fillimit të spektaklit, këngëtarja e njohur Filloreta Raçi-Fifi, e cila ishte pjesë e BB VIP muaj më parë, ka treguar edhe një herë mbështetjen e saj për dy banorët e preferuar, për të cilët edhe bëri një dedikimi në InstaStory.
Foto: Fifi/InstaStory
Fifi që nga dalja nga shtëpia e famshme ka treguar se i përkrah dy aktorët, Monikën dhe Donaldin, madje me këtë të fundit edhe ka bërë një tatuazh të njëjtë i cili tregon miqësinë e tyre të fortë që e krijuan brenda shtëpisë.
Në postim, Fifi ka thënë se dëshiron që ata të dy t’i shoh në finale, duke shpjeguar tutje arsyet se pse ata janë të preferuarit e saj.
“Ju dua dhe deri me datën 18 nuk dua të iu shoh jashtë asnjërin”, ka shkruar Fifi fillimisht.
Foto: Fifi/InstaStory
“Kam qajtur, kam qesh me juve.. kam bo llafe me juve.. jemi sha edhe në fund jena përqafu e jena dashtë e duhemi. Na kanë sha të gjithë, por të gjithë e dinë poashtu sa të drejtë jemi.. sa të sinqertë jemi..ahh, e vërtetë, jo të gjithë na pranojnë sepse ua kujtojmë veten, fasadën dhe dobësitë që i fshehin përditë për mos me ua pa tjerët”, ka thënë tutje këngëtarja e njohur në postimin e saj.
Fifi, ndërkohë javë më parë hyri në shtëpinë e famshme për një befasi për Monikë, për t’u takuar më vonë edhe me banorët e tjerë, ndërsa u komentua shumë përkrahja e saj e madhe ndaj Donaldit.
Ndërsa, në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt do të jenë gjithsej katër finalistë, dy prej tyre tashmë janë përzgjedhur, balerini Ilir Shaqiri dhe modelja Beniada Nishani.

