FFM e pakapshme për mediat dhe opinionin!?

Shkup, 31 janar – Federata e Futbollit të Maqedonisë ditëve të fundit ka “humbur” kontaktet me opinionin e gjerë dhe me mediat. Edhe pse në uebfaqen e këtij institucioni sportiv ka kontakte përmes së cilave qytetarët mund të parashtrojnë pyetje, e njejta nuk mund të realizohet.

Në pjesën e kontakteve ka një kuti në të cilën mund të shkruani pyetjen tuaj, emrin, emailin dhe një titull. Deri këtu gjithçka në rregull mirëpo mesazhi assesi nuk dërgohet duke treguar se ka një gabim. Në të vërtetë gabim nuk ka por sistemi i FFM-së për të dërguar mesazhe nuk funksionon. Qytetarët duan të interesohen për shërbimet e FFM-së mirëpo këtë nuk mund ta arrijnë as përmes mesazhit e as përmes numrave të telefonit.

Siç mund ta shihni dhe në fotografinë më lartë, gjatë dërgimit të mesazhit thuhet Error! . Mirëpo Agjencia e lajmeve Zhurnal provoi të kontaktojë edhe përmes dy numrave të telefonit fiks. Tentuam edhe javën e kaluar edhe sot mirëpo askush si duket nuk e dëgjon telefonin apo qëllimisht nuk po hapet? Cili mund të jetë shkaku nuk e di as opinioni as ne.

Redaksia jonë tentoi t’ë kontaktojë FFM-në më 27 janar, më 28 janar dhe sot më 31 janar mirëpo ashtu si javën e kaluar, edhe sot tentimi ynë ishte i pa suksesshëm.

Cili mund të jetë ky “izolim” i FFM-së nga mediat dhe nga opinioni nuk është e qartë ndërsa shpresojmë që do të ketë ndonjë sqarim nga vet institucioni më i madh sportiv futbollistik dhe opinioni të mund të bie më lehtë në kontakt me përfaqësuesit e FFM-së./Zhurnal.mk